Lojtarët nuk guxojnë ta kërkojnë VAR-in, ndryshe do të ndëshkohen kështu

Lojtarët nuk guxojnë ta kërkojnë VAR-in, ndryshe do të ndëshkohen kështu

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka dhënë një tjetër rekomandim sa i përket Video Assistant Referee. 

Me fillimin e sezonit të ardhshëm, shumica nga kampionatet më të njohura do të kenë mundësinë e përdorimit të VAR-it.

Disa e shohin për të mirën e futbollit këtë eksperiment të UEFA-së, ndërsa disa e shohin me sy më skeptik, transmeton Periskopi.

Related image

Një vendim tjetër që ka tronditur futbollistët është edhe ai i marrë dje, në mbledhjen që u mbajt në Zvicër.

Futbollistët nuk kanë të drejtë të kërkojnë VAR-in me duar apo me çfarëdo mënyre tjetër, pasi do të ndëshkohen me karton të verdhë. Kështu i ka rekomanduar UEFA që të veprojnë gjyqtarët në raste të tilla.

Vetëm gjyqtari bashkë me kolegët e tij do të vendosin nëse është e nevojshme shikimi i VAR-it në rastet konkrete. /Periskopi/

Shpërndaje në: