Jeta private e Mo Salah: Kush është gruaja e tij me të cilën ka një vajzë që quhet Meka (FOTO)

Jeta private e Mo Salah: Kush është gruaja e tij me të cilën ka një vajzë që quhet Meka (FOTO)

Mohamed Salah pati një karrierë shkallë-shkallë. 

Te Basel shkëlqeu, ndërsa transferimi te Chelsea ishte i gabuar. Më pas, te Roma filloi rritja e tij dhe përfundimisht te Liverpool shpërtheu.

Ylli egjiptian nuk është i njohur për jetën e tij private, megjithatë ai është i martuar dhe ka një fëmijë.

Cila është jeta e Mo Salah?

Ylli i Liverpoolit është një person shumë familjar, i cili preferon të mbajë jetën private larg nga titujt e parë të mediave.

Salah dhe gruaja e tij Magi, njihen si ‘myslimanë të përkushtuar’. Ata u takuan në një shkollë të një fshati në Angli ku jetonin për disa vite.  Salah kthehej në një fshat të thellë të Anglisë çdo muaj të Ramazanit ku kalonte ato ditë me të afërmit e tij.

  

Çifti Mo dhe Magi kanë një vajzë që quhet Meka. Ajo u lind në Londër në vitin 2014, shkruan The Sun, transmeton Periskopi.

Familja Salah zakonisht e ndjekin në lojët e rëndësishme që Mo paraqitet me ekipin e tij, Liverpoolin./Periskopi/

Shpërndaje në: