A ishte kjo El Classico më e mërzitshme viteve të fundit?

A ishte kjo El Classico më e mërzitshme viteve të fundit?

Akti i parë i gjysmëfinales së Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madridit përfundoi me barazim 1-1. 

Tashmë pas ndeshjes ekspertët dhe tifozët e futbollit po e konsiderojnë këtë ndeshje, si më të mërzitshmen viteve të fundit.

Kështu së paku thonë edhe statistikat, të cilat lënë shumë për të dëshiruar – shkruan Periskopi.

Image result for Barcelona vs Real Madrid

Krahasuar me pesë ndeshjet e fundit në mes të FC Barcelona dhe Real Madridit C.F. – e fundit ishte më e mërzitshme për ta parë.

Për herë të parë në 2 vitet e fundit ekipet krijuan dy herë më pak shanse (8 të kombinuara bashkë natën e kaluar kundrejt 19 mesatarisht) dhe kishin dy herë më pak goditje në portë (5 vs 11).

Real Madrid kishte 6 pasime kyçe kundrejt 10 të Barcelonës mbrëmë, ndërsa në mesatare ato janë 12 respektivisht 15 pasime kyçe.

Vetëm driblimet janë gati njëjtë. Dje, dy skuadrat kompletuan 60 driblime, ndërsa 58 sosh është mesatarja e tyre në ndeshjet tjera.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 27 shkurt, teksa shpresojmë për një El Classico të vërtetë… atë që jemi mësuar ta shohim edhe sa ishte Cristiano Ronaldo pjesë e ‘Galaktikëve’. /Periskopi/

Shpërndaje në: