E FUNDIT: Trupi i gjetur është i Emiliano Sala

E FUNDIT: Trupi i gjetur është i Emiliano Sala

Trupi i gjetur të mërkurën është ai i Emiliano Sala, ish sulmuesi i FC Nantes. Argjentinasi ishte 28 vjeç.

Kjo është një tragjedi me një fund fatal, e cila filloi më 21 janar kur avioni që po barte atë drejt Cardiff nga Nantes u rrëzua, shkruan Periskopi.

Football - Disparition d'Emiliano Sala - (AP)

Autoritetet britanike sapo kanë identifikuar trupin e gjetur tridhjetë e gjashtë orë më parë: është ai i Emiliano Sala.

Autoritetet do të dorëzojnë në orët e ardhshme mbetjet e trupit të Sala në mënyrë që familja të mund të organizojë varrimin sa më parë që të jetë e mundur. /Periskopi/

Shpërndaje në: