Gjyqtari që ia ‘dhuroi’ një pikë Liverpoolit, pezullohet nga puna

Gjyqtari që ia ‘dhuroi’ një pikë Liverpoolit, pezullohet nga puna

Gjyqtari anësor i ndeshjes West Ham – Liverpool, Simon Beck e ka paguar rëndë gabimin e tij në golin e parë të ‘Të Kuqëve’. 

James Milner ishte qartë në pozicion jashtë loje kur dha asistin për Sadio Mane, i cili shënoi golin e avantazhit për ekipin e Klopp.

Kësisoji, Bordi i Zyrtarëve të Ndeshjeve (PGMOL) ka vendosur që ta pezullojë për ndeshjet e fundjavës së Premier Ligës anësorin Simon Beck, përcjell Periskopi. Një arsye tjetër pse ai mori këtë dënim është edhe pozicionimi i tij katastrofal, të cili mund ta shihni në foton e mëposhtme.

Në fund ndeshja u nda me barazim, pasi ekipi vendas barazoi shumë shpejt nëpërmjet Antonio.

Megjithatë, i frustruar pas ndeshjes u shpreh trajneri i West Ham, Manuel Pellegrin që kritikoi ashpër gjykimin në këtë ndeshje, që ishte tejet i dobët. /Periskopi/

Shpërndaje në: