A do të debutoj Zhegrova nesër me Baselin? Kjo është përgjigja e trajnerit

A do të debutoj Zhegrova nesër me Baselin? Kjo është përgjigja e trajnerit

Baseli e luan ndeshjen e kësaj jave nesër, nga ora 19:00, në terren të vetë kundër St Gallenit, derisa është përfolur shumë para ndeshjes nëse do të startojë Edon Zhegrova.

Sidoqoftë, trajneri i skuadrës zvicërane, Marcel Koller nuk tregoi saktësisht nëse ylli i Përfaqësueses së Kosovës do të debutojë nesër.

A do të luajë nesër Zhegrova? Flet trajneri i Baselit

“Edon Zhegrova është integruar mirë me ekipin. Nuk kemi vendosur ende se a do të jetë ai i gatshëm për ndeshjen e nesërme. Ne do t’i japim atij kohë të mjaftueshme,” është shprehur ai.

19-vjeçari kaloi te gjiganti zvicëran nga Genku, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kalimin Zhegrova e kompletoi në formë huazimi deri në qershor të vitit 2020, derisa Baseli e ka opsionin e transferimit permanent të lojtarit.

Shpërndaje në: