Pas suksesit historik, KB Prishtina tronditet me largimet e shumta

Pas suksesit historik, KB Prishtina tronditet me largimet e shumta

KB Prishtina arriti kualifikim historik në fazën e 1/16 në FIBA Europe Cup, ku e pret një kundërshtar me mjaft potencial si Varese. 

Pavarësisht suksesit hisotrik, ‘Bardhekaltërit’ janë shokuar me largimet e fundit që kanë ndodhur menjëherë pas asaj fitoreje në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar më herët, më 6 shkurt do të ndodhnin disa largime te klubi që udhëhiqet nga Blerand Stavileci.

Fillimisht, organizatori Kyan Anderson konfirmoi largimin nga kryeqyteti për shkak të përfundimit të kontratës, derisa do ta vazhdoj karrierën në Gjermani, atje ku e ka pritur një ofertë më e mirë, shkruan Periskopi.

Image may contain: 2 people, people playing sport

Edhe amerikani tjetër Dimario Mayfield edhe zyrtarisht është larguar nga Prishtina, në rrugën e njëjtë pritet të jetë edhe trajneri Damir Mulaómerovic.

Burimet e Periskopit tregojnë se edhe Denis Krestinin dhe Ahmet Bashir nesër do ta konfirmojnë largimin nga klubi më i trofeshëm kosovar.

KB Prishtina nesër me fillim nga ora 12:00, mban konferencë për shtyp ku do të njoftojë për ndryshimet në klub, për largimet dhe afrimet e reja në skuadër. /Periskopi/

Shpërndaje në: