Çerekfinalet e Kupës së Kosovës, zyrtarët dhe koha e saktë e ndeshjeve
Nesër dhe pasnesër Kosovës i rikthehen emocionet e futbollit.
Pas një pushimi dy mujor, disa nga skuadrat kosovare do të nisin nesër sezonin pranveror, përcjell Periskopi.
Më 9 shkurt zhvillohen dy ndeshjet e para të çerekfinales së Kupës së Kosovës. Ferizaj – Feronikeli dhe Vëllaznimi – Drita janë ndeshjet hapëse të kësaj faze në Kupën e Kosovës, ndërsa më 10 shkurt luajnë Kika – Ballkani dhe Prishtina – Trepça 89′. Tre ndeshjet e para fillojnë nga ora 13:00, ndërsa ‘Bardhekaltërit’ luajnë në orën 15:00.
Më poshtë keni edhe zyrtarët e ndeshjeve për çerekfinalet e Kupës së Kosovës. /Periskopi /




