Trajneri i Nantes thoshte që ishte faji i tij për zhdukjen e Sala, ngushëllohet nga lojtarët
Pas ndeshjes së parë të Nantes, që pas zhdukjes së Emiliano Sala, trajneri Vahid Halilhodzi bëri një deklaratë tejet emocionuese.
Trajneri Halilhodzi qëndroi i papërmbajtshëm, dhe pas ndeshjes me St. Etienne deklaroi se nuk duhej ta lejonte transferimit e tij te Cardiff.
‘‘Ndoshta unë jam fajtori që e lashë atë të transferohej në Cardiff, jam në gjendjen më të keqe në jetën time. Ky rast më ka goditur thellë në shpirt, jo vetëm mua por të gjithë lojtarët, jemi të shokuar dhe pa motiv’’, tha ai, raporton Periskopi.
Mirëpo, pas 17 ditë kërkimi aeroplani ishte gjetur bashkë me një trup, që fatkeqësisht është i Emiliano Sala.
Halilhodzic e konsideron veten ‘fajtor’ për këtë tragjedi, megjithatë L’Equipe shkruan se lojtarët e klubit francez kanë qëndruar afër tij në këto kohë të vështira për të gjithë ata që e kishin mik sulmuesin argjentinas, tashmë të ndjerë.
Ndryshe, para pak ore trajneri i Nantes kërkoi që ceremonia e varrimit të përgatitet nga ekipi i tij. /Periskopi/
LEXO EDHE:
Kush ishte i ndjeri Sala? ‘Varfanjaku’ që vdiq nga tahmaqarllëku



