Akili e nis mbarë Grand Slamin e Parisit, fiton ndaj xhudistit gjerman dhe kalon në raundin e tretë
Akil Gjakova e ka mposhtur Igor Wandtke në kategorinë deri më 73 kilogramë
Xhudisti kosovar tregoi një luftë të madhe ndaj gjermanit, Wandtke dhe në fund arriti që të fitonte për të kaluar në rrethin e tretë të Grand Slamit që po mbahet në Paris të Francës, shkruan Periskopi.
Akili në raundin e parë kishte kaluar pa luftë, ndërsa në raundin e ardhshëm do të takohet me fituesin e luftës ndërmjet Alexandru Raicu dhe Frigyes Szabo.
Kujtojmë që më herët Distria ka shënuar fitore, derisa Nora Gjakova është eliminuar nga ky Grand Slam./Periskopi/




