Akil Gjakova vazhdon rrugëtimin drejt medaljes, kualifikohet në çerekfinale

Akil Gjakova vazhdon rrugëtimin drejt medaljes, kualifikohet në çerekfinale

​Pas Distria Krasniqit, edhe Akil Gjakova është kualifikuar në çerekfinale të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Paris

Xhudisti kosovar e kaloi rrethin e parë pa luftë, kurse në atë të dytë u përball me xhudistin nga Gjermania, Igor Wandtke, duke triumfuar për t’u kualifikuar në rrethin e tretë.

Në rrethin e tretë, Akili u përballe me xhudistin nga Rumania, Alexandru Raicu, dhe falë një paraqitje mbresëlënëse, arriti të fitojë me Ippon për të siguruar një vend në çerekfinale të Grand Slamit që po mbahet në Paris.

Kujtojmë se tashmë Nora Gjakova është eliminuar nga Grand Slami i Parisit.

Ajo e kaloi pa luftë rundin e parë, por u eliminua menjëherë në rundin e dytë.

Në rrethin e dytë, Nora u eliminua nga Jisu Kim për pasivitet, duke bërë tri gabime të njëpasnjëshme.

 

Shpërndaje në: