Akil Gjakova gjunjëzon xhudistin armen dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Parisit

Akil Gjakova gjunjëzon xhudistin armen dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Parisit

Akil Gjakova ka arritur në gjysmëfinale të Grand Slamit të Parisit, në kategorinë -73 kg.

Gjakova në çerekfinale mposhti me ‘ippon’ xhudistin nga Armenia Ferdinand Karapetian.

Në gjysmëfinale, Akili do të ndeshet me Tsogtbaatar Tsend-Ochit, xhudist mongolez – shkruan Periskopi.

Xhudisti kosovar e kaloi rrethin e parë pa luftë, kurse në atë të dytë u përball me xhudistin nga Gjermania, Igor Wandtke, duke triumfuar për t’u kualifikuar në rrethin e tretë.

Në rrethin e tretë, Akili u përballe me xhudistin nga Rumania, Alexandru Raicu, dhe falë një paraqitje mbresëlënëse, arriti të fitojë me Ippon për të siguruar një vend në çerekfinale të Grand Slamit që po mbahet në Paris. /Periskopi/

Shpërndaje në: