Fantastike: Distria Krasniqi kalon në finale të Grand Slamit që po mbahet në Paris
Distria Krasniqi ka kaluar në finale, pasi e mposhti me pikë Melanie Clement.
Në ndeshjen që zgjati rreth 5 minuta, Krasniqi u tregua mjaft e kujdesshme dhe arriti ta mposhte xhudisten franceze, për të kaluar në finale, raporton Periskopi.
Në finale ajo do të ndeshet me xhudisten japoneze Kondo.
Distria kaloi rrethin e parë pa luftë, kurse në raundin e dytë u përball me xhudisten portugeze, Joana Diogo, edhe kjo e fundit e kaloi rundin e dytë pa luftë.
Krasniqi u tregua e fortë për portugezen, duke triumfuar me Ippon, për ta nisur me këmbë të mbarë në Paris.
Se Krasniqi e ka seriozisht, tregoi edhe në rrethin e tretë, duke e mposhtur gjithashtu me Ippon, xhudisten nga Brazili, Gabriela Chibana.
Më pas mposhti xhudisten nga Koreja e Jugut, Yujeong Kang. /Periskopi/



