Liverpooli ‘shfryhet’ te Bournemouthi, këndellet Arsenali (VIDEO)
Liverpool i është përgjigjur kritikave të shumta me një fitore bindëse 3-0 kundër Bournemouth, për t’u rikthyer sërish në pozitën e parë në tabelë.
Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Sadio Mane (24′), pas krosimit të James Milner. Senegalezi ishte në ‘offside’, por kjo nuk u vërejt nga gjyqtari anësor dhe goli u konsiderua i rregullt.
Dyfishimin e epërsisë ekipi Klopp e arriti 10 minuta më vonë nëpërmjet Wiljandum (34′) me një parabol të bukur.
Rezultati u vendos në pjesën e dytë, kur Mohamed Salah (48′) shënoi golin e tretë për Liverpool dhe të 17-tin personal në Premier Ligë.
Tash L’pool rikthehet në pozitën e parë me 65 pikë, tre më shumë se City, ndërsa Bournemouth në vendin e 11 me 33 pikë.

Arsenali ka arritur fitore të rëndësishme si mysafir i Huddersfield me rezultat të ngushtë 2-1.
Iwobi (16′) dhe Lacazette (44′) mjaftuan që skuadra e Unai Emery të merrte tre pikë shumë të rëndësishme në garën për top-katërsh.
Vendasit e ngushtuan rezultatin tek në fund e ndeshjes nëpërmjet Diakhaby (90+3′).
‘Topçinjët’ mbesin në pozitën e gjashtë me 50 pikë, aq sa ka edhe Chelsea një pozitë më lartë, ndërsa Huddersfield ka tubuar vetëm 11 pikë dhe është në vendin e fundit. /Periskopi/



