Kuka reagon: Kosova fiton medaljen e argjendtë me Super Disin!

Kuka reagon: Kosova fiton medaljen e argjendtë me Super Disin!

Distria Krasniqi nuk arriti ta rrëmbente medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit. Ajo u mposht në finale nga xhudistja japoneze Ami Kondo me ‘ippon’, raporton Periskopi.

Distria fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë -48 kg, e për këtë është shprehur shumë i lumtur trajneri Driton Kuka.

Ky është shkrimi i tij i plotë në Facebook: ”Grand Slam Paris!
Kosova me medalje,gara më e fortë përveç Botërorit!
Salla impozante afër 15.000 shikues e bën këtë garë më të bukurën gjatë një viti!
Kosova fiton medaljen e argjendtë me Super Disin!
Pas pak lufton Akili për medalje të bronztë kundër Kampionit Olimpik Basile.”

Shpërndaje në: