S’ka medalje për Akilin
Akil Gjakova u mposht në ndeshjen për medaljen e bronztë në përballje me Fabio Basile.
Xhudisti italian arriti me Ippon pas dy minutave të mposhte Akilin, i cili vitin e kaluar fitore të artën në kategorinë -73 kg, por kësaj here ishte i pafat dhe largohet pa medalje, raporton Periskopi.

Xhudisti kosovar e kaloi rrethin e parë pa luftë, kurse në atë të dytë u përball me xhudistin nga Gjermania, Igor Wandtke, duke triumfuar për t’u kualifikuar në rrethin e tretë.
Në rrethin e tretë, Akili u përballe me xhudistin nga Rumania, Alexandru Raicu, dhe falë një paraqitje mbresëlënëse, arriti të fitojë me Ippon për të siguruar një vend në çerekfinale të Grand Slamit që po mbahet në Paris.
Gjakova në çerekfinale mposhti me Ippon xhudistin nga Armenia Ferdinand Karapetian.
Në gjysmëfinale, Akili u eliminua nga Tsogtbaatar Tsend-Ochit, xhudist mongolez. /Periskopi/



