Familja e sulmuesit që u gjet i vdekur: Kërkimet le të vazhdojnë për pilotin
Familja e Emiliano Sala i ka bërë thirrje autoriteteve që të vazhdojnë kërkimet për pilotin e humbur David Ibbotson.
U bënë gati tre javë që avioni ishte rrëzuar në brigjet e Anglisë dhe u gjet para tre dite bashkë me një trup, që ishte i Sala, raporton Periskopi.

Familja e tij lëshoi një deklaratë të premten: ”Ne dëshirojmë t’ju falënderojmë për të gjitha mesazhet dhe mbështetjen në atë që është koha më e dhimbshme e jetës sonë. Duke parë të gjithë botën të mobilizuar për të na mbështetur në kërkimet tona ka qenë një ndihmë pafundësisht e çmuar. Faleminderit, ne jemi tani në gjendje të vajtojmë djalin tonë, vëllain tonë”.
”Mendimet tona shkojnë tek David Ibbotson dhe familja e tij, duke shpresuar se autoritetet do të bëjnë çmos për ta gjetur atë”.
Vajza e pilotit të zhdukuar ka krijuar mundësinë për ndihmë në platformën GoFundMe, në mënyrë që kërkimet për të vazhdojnë ende. /Periskopi/



