Ronaldo apo Messi: Përgjigja e John Terryt do ju lë pa fjalë
John Terry është përgjigjur në pyetjen e vjetër të futbollit; Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi?
Legjenda e Chelseat luajti ballë për ballë me të dy gjatë karrierës së tij të shquar futbollistike, përcjell Periskopi.
Ai është tani figura më e fundit në futboll që ka dhënë një koment në debatin Ronaldo-Messi. Përgjigja e tij është shumë diplomatike.
I pyetur në ”Q&A” në InstaStory se cili është më i mirë Ronaldo apo Messi, ish-mbrojtësi anglez shkroi: ”Gjithmonë them Messi për shkak të talentit të pastër natyror, por çdo futbollist i ri që ndjek dhe punon aq fort sa Ronaldo do të ketë një shans. Dy fenomene”. /Periskopi/




