Driton Kuka e zbardh të dielën duke numëruar medaljet e fituara
Trajneri i mirënjohur kosovar, Driton Kuka ka nisur mëngjesin duke numëruar medaljet e fituara nga xhudistët e tij.
Sipas tij Kosova i ka fituar 7 medalje për 9 vite nga ekipi i tij i xhudos.
Majlinda 4 medalje të arta një të argjendtë, Akili 1 të artë, Distria 1 të argjendtë e 2 të bronzta!
Medalja e djeshme le të jetë si dhuratë për dy ngjarje të reja për Sportin dhe Sportistët që erdhën këtë javë, e para për Ministrin Kujtim Gashi që po bën punë të shkelqyeshme dhe me rritjen e vlerês së Pikëve në Kategorizim po i bën Sportistët Elitar me dinjitet dhe e dyta Komiteti Olimpik i Kosovës me rregullore për përkrahje drejtpërdrejt Sportistëve gjatë ciklit Olimpik, thuhet ndër tjerash në postim e tij.
Ja postimi i plotë i tij
Mirëmëngjes nga Paris Bercy!
Grand Slam Paris ?
Kosova për 7 vjet i ka fituar 9 medalje!
Majlinda 4 të arta një të argjendtë
Akili 1 të artë
Disi 1 të argjendtë e 2 të bronzta!
Medalja e djeshme le të jetë si dhuratë për dy ngjarje të reja për Sportin dhe Sportistët që erdhën këtë javë:
E para për Ministrin Kujtim Gashi që po bën punë të shkelqyeshme dhe me rritjen e vlerês së Pikëve në Kategorizim po i bën Sportistët Elitar me dinjitet!
E dyta Komiteti Olimpik i Kosovës me rregullore për përkrahje drejtpërdrejt Sportistëve gjatë ciklit Olimpik
Vite me radhë kemi punuar janë fituar krejt medaljet e mundshme në Sport,e arta Olimpike si Kurorë dhe tani Shteti ynë dita ditës po e jep hakun për vlera!
#tokyo2020



