Ballkani shkruan historinë, kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës!
Pas 120 minutave lojë, Ballkani ka arritur ta mposht Kikën në çerekfinalet e Kupës së Kosovës.
Ishte talenti Edi Maksutaj (115′) ai që çoi në fazën e gjysmëfinales skuadrën therandase, njëkohësisht kjo është hera e parë për ‘Portokallinjtë’ që luajnë në fazën e katër më të mirave të Kupës së Kosovës.
Ballkani i bashkohet Feronikelit dhe Vëllaznimit që kanë prerë biletën e gjysmëfinales, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes mes Prishtinës dhe Trepçës 89′ do të kompletohen çiftet gjysmëfinaliste. /Periskopi/



