Mane zbulon prapaskenat: Ndoshta nuk do isha pjesë e Liverpool
Ylli i Liverpoolit, Sadio Mane ka zbuluar se u kontaktua nga Pep Guardiola, kur spanjolli ishte pjesë e Bayern Munchen.
Kontakti erdhi në janar të vitit 2014, dhe Mane ishte protagonist për Red Bull Salzburg pasi u bashkua me klubin nga Metz në 2012.
Në mes të një sezoni ku ai shënon 23 gola në 50 paraqitje, Mane kapet nën syrin e Guardiolas dhe Bayern gjatë një miqësore në janar, transmeton Periskopi.

”Në janar të vitit 2014 kishim një miqësore ndaj Bayerni në Salzburg, trajner ishte ende Pep Guardiola dhe ne i habitëm ata me mënyrën tonë të lojës”, tha Mane për Sport Bild.
”Këshilltari im Björn Bezemer më vonë më njoftoi se ka pasur kontakt me Bayernin pas ndeshjes, por nuk mendoj se ata ishin me të vërtetë të interesuar”, zbuloi ai.
Senegalezi më pas kaloi te Southampton, ku shkëlqeu duke shënuar 25 gola në 75 paraqitje, derisa Liverpool në vitin 2016 e bleu atë përfundimisht. /Periskopi/



