Kupa e Kosovës, mësohen çiftet gjysmëfinaliste

Kupa e Kosovës, mësohen çiftet gjysmëfinaliste

Sot në lokalet e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti i çifteve të ndeshjeve gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.

Vëllaznimi, që eliminoi Dritën në fazën paraprake, do të ndeshet me Trepçën ’89. Ndeshja e parë do të luhet në Gjakovë, ndërsa e dyta në Mitrovicë.

Ndërkohë, Ballkani do të ndeshet me Feronikelin. Ndeshja e parë zhvillohet në Therandë, kurse e dyta në Drenas.

Takimet e para luhen më 17 prill, ndërsa ato të kthimit më 1 maj. /Periskopi/

Shpërndaje në: