Presidenti Thaçi dekoron edhe Sabri Fejzullahun, ky i tregon bukuritë e jetës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur në rrjetin e tij zyrtar në Facebook se ka dekoruar me Medalje Presidenciale të Meritave, këngëtarin dhe humoristin e njohur kosovar Sabri Fejzullahun, shkruan Periskopi.
Thaçi ka thënë se “Gati tërë jetën e tij, Sabriu na ka argëtuar me këngën dhe humorin e tij.”

Më tej, presidenti shton se z.Fejzullahu “iu ka treguar bukuritë e jetës, dhe i ka bërë të mendojnë për detyrat dhe obligimet për shoqërinë tonë.”
Sabri Fejzullahu gëzon një karrierë shumëdekadëshe.
Presidenti Thaçi nuk ka harruar që në fund të shkrimit të tij t’i vendos inicialet. /Periskopi



