Zyrtare: Konfirmohet data dhe kundërshtari i ardhshëm i Joshuas

Zyrtare: Konfirmohet data dhe kundërshtari i ardhshëm i Joshuas

Anthony Joshua do të boksojë për herë të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 1 qershor. 

Boksieri britanik do të tenojë t’i mbrojë titujt e tij të botës në kategorinë e rëndë IBF, WBA dhe WBO kundër Jarrell Miller.

29 vjeçari do të ndeshet në Madison Square Garden në shtëpinë e amerikanit të papmposhtur në Nju Jork, përcjell Periskopi.

Miller ka të zhvilluar 24 ndeshje në boksin profesionist, prej tyre 23 fitore dhe një barazim. 20 ndeshje i ka fituar me nokaut.

Ai nuk është ndeshur asnjëherë për titullin kampion dhe këtë gjë do ta bëjë për herë të parë me Joshuan. /Periskopirt/

Shpërndaje në: