Tottenham fundosë Dortmundin, me një këmbë në çerekfinale (VIDEO)

Tottenham fundosë Dortmundin, me një këmbë në çerekfinale (VIDEO)

Tottenham e ka fituar ndeshjen e parë ndaj Dortmund me rezultat 3-0 në ‘Wembley’, duke kaluar me një këmbë në fazën tjetër. 

Pjesa e parë nuk prodhoi gola, me mysafirët që ishin më të rrezikshëm.

Në të dytën ndryshoi gjithçka. Heung Min-Son (47′) shënoi golin e avantazhit për Spurs, duke konfirmuar se ka ardhur koha për shpërthimin e ekipit të Pochettinos

Jan Vertonghen (83′) dyfishoi shifrat pas një krosimi nga e djathta, që shënoi golin e parë në karrierë në Ligën e Kampionëve.

Goditjen finale ‘Verdhezinjëve’ ia dha Fernando Llorente (86′), që shënoi menjëherë pasi u inkuadrua në fushë. Te tre golat e vendasve erdhën pas krosimeve. /Periskopi/

Shpërndaje në: