A ishte i drejtë vendimi i VAR-it për anulimin e golit të Ajax?
Video Asisstant Referee u përdor për herë të parë në Ligën e Kampionëve në ndeshjen mes Ajax dhe Real Madrid.
UEFA në dhjetor mori vendim se që nga faza 1/16, VAR do të jetë pjesë e kompeticionit më të rëndësishëm në Evropë.
Sonte, VAR ishte fatal për një skuadër – atë të Ajax, shkruan Periskopi.
Por a ishte vendim i drejtë i gjyqtarit Damien Skomina anulimi i golit të vendasve?
Në minutën e 38′ Nicolas Tagliafico shënoi për 1-0, por ajo festë e madhe u ndërpre kur gjyqtari slloven, pas konsultimit me dhomën e VAR-it, anuloi golin.
Goli u anulua për shkak se Dusan Tadic pengoi portierin Thibaut Courtois dhe pozicioni i serbit ishte jashtë loje.
Dhe vendimi është mëse i drejtë, pasi rregulli i UEFA-s thotë që në momentin kur portieri pengohet dhe lojtari gjendet në pozicion jashtë loje, ani pse është pasiv, goli duhet të anulohet. /Periskopi/



