S’ka derbi për përvjetorin e Pavarësisë, Policia e Kosovës nuk garanton siguri për ndeshjen Drita-Gjilani
Derbi më i madh në vendin tonë ndërmjet Dritës dhe Gjilanit nuk do të zhvillohet të dielen, ashtu siç ishte e paraparë.
Shkak për këtë është bërë siguria, pasi që Policia e Kosovës nuk e ka pranuar kërkesën e FC Dritës për ditën e diel, pasi që forcat e rendit janë të angazhuara në festën e përvjetorit të 11-të të Pavarësisë së Kosovë, raporton ekskluzivisht Gazetasheshi.com.
Derbi ndërmjet Dritës dhe Gjilanit pritet të zhvillohet ditën e shtunë, por ende nuk është konfirmuar.
Gjatë orëve në vijim pritet të përcaktohet definitivisht dita kur do të zhvillohet derbi numër 28-të i pasluftës në futbollin kosovar.



