Ronaldo mezi e pret rikthimin te Sporting CB

Ronaldo mezi e pret rikthimin te Sporting CB

Real Madridi dhe Sporting Lisbona do të takohen në kuadër të Ligës së Kampionëve në fazën e grupeve. Para dy muajsh ishin takuar në Stantiago Bernabeu ku portguezi kishte shënuar një gol, por që nuk e kishte festuar në shenjë respekti për ish klubin e tij.

“Është bukur të rikthehesh atje. Më parë u ktheva në Old Trafford dhe të gjithë më pritën mirë. Tani do rikthehem në klubin ku shpenzova 7 vjet të karrierës sime, që nga mosha 11 vjeçare e deri kur mbusha 18 vjet. Ishte ai stadium,”Jose Alvalade” që më bëri të famshëm kur i rashë në sy edhe Fergusonit. Por ne po shkojmë aty për fitore dhe për të mbrojtur ngjyrat e Real Madridit dhe këtë do të bëjmë. Na duhet fitorja”.

“Gjithmonë kam ëndërruar të luaja në një klub si Manchester United. Kundër tyre pata një performancë të mirë dhe Fergie më pa dhe më pas më transferojë aty pas disa muajve. Gjërat ndodhën shpejt sa që nuk besoja veten. Ishte një kënaqsi për mua. Isha shumë i lumtur që fansat pëlqyen performancen time.” – përfundoi CR7. /Persikopi.com

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: