Lazio – Sevilla, nga një ndeshje normale kalohet në ‘luftë’ mes tifozëve
Përpara ndeshjes së sontme mes Lazios dhe Sevillës, tifozët e të dyja skuadrave dolën në rrugët e Romës mbrëmë për të qeruar hesapet.
Lufta u zhvillua rreth orës 21:30 me kohën lokale, në zonën e Monit në zemër të Romës.
Katër vetë u therën, dy prej të cilëve ishin spanjollë, ku rreth 40 vetë morën pjesë në rrahje masive, sipas La Gazzetta dello Sport, transmeton në shqip Periskopi.
Questa sembra una scena di guerriglia.
Anzi, è stata una guerra.
Nel rione Monti, nel cuore di #Roma
Tifosi accoltellati
Uno è grave.#LazioSiviglia@RiprendRoma @romafaschifo pic.twitter.com/t8z4AKcgtq— Michele Galvani (@GalvaniM) February 13, 2019
Një nga tifozët spanjollë është shtrirë në spitalin e Santo Spirito dhe është në gjendje të rëndë, pasi është therur.
Gazetari Michele Galvani i Il Messaggero e përshkroi skenën: “Ishte si një luftë”. /Periskopi/



