Reali merr lajm shokues, Bale mund të suspendohet deri në 12 ndeshje
Gareth Bale mund të suspendohet deri në 12 ndeshje, për shkak të festimit të golit në mënyrë të pahijshme në derbin ndaj Atleticos.
Anësori uellsian erdhi nga pankina për të gjetur golin në fitoren e Real Madridit 3-1 në ‘Wanda Metropolitano’.
Bale shënoi vetëm 17 minuta pasi u fut në fushë dhe bëri një veprim që mund ta lë jashtë fushave për 12 ndeshje, shkruan Periskopi.
Veprimi i 29 vjeçarit nuk u vërejt nga gjyqtarët kur dhanë raportin në fund të ndeshjes, por u kap nga autoritetet relevante për këtë punë.
Ai bëri një gjest kontraversal me dorë drejtuar tifozëve të Atleticos.
https://www.youtube.com/watch?v=9OwZLQoZq0Y
La Liga ka konfirmuar nëpërmes një njoftim se kanë filluar masat paraprake për hetimin e gjestit që bëri Bale javën e kaluar.
Nëse suspendimi do të ndodhte atëherë Bale do ta humbiste gati tërë sezonin 2018/2019. /Periskopi/



