Marre për duhanxhiun Sarri: Mposhtet edhe nga fëmijët e Chelseat

Marre për duhanxhiun Sarri: Mposhtet edhe nga fëmijët e Chelseat

Humbja 6-0 nga Manchester City ka shokuar të gjithë tifozët dhe klubin e Chelseat. Por ajo që ka ndodhur ditë më parë është tmerruese për Maurizio Sarrin. 

Problemi më i madh për teknikun italian mbetet mospërshtatja e ekipit në lojën e ashtuquajtur ‘SarriBall’, duke ditur që klubi londinez është i njohur për lojën defanzive ndër vite.

Prestigjiozja angleze Times shkruan se ‘Blutë’ nuk kanë arritur ta mposhtin as skuadrën e të rinjëve në miqësoren e zhvilluar të hënën, me ndeshjen që ka përfunduar 3-3, përcjell Periskopi.

Sipas raportimeve të fundit, Sarri vendosi të luajë me lojtarët e papërdorur në humbjen e thellë ndaj Cityt, por që megjithatë as aty nuk u gëzua.

Formacioni nuk është bërë i ditur, por tifozët shpresojnë se në lojë për ekipin senior të Chelseat ka qenë edhe talenti Callum Hudson-Odoi, i cili është lidhur vazhdimisht me largimin nga Stamford Bridge. /Periskopi/

Shpërndaje në: