Serbët në Brezovicë tregohen të pamëshirshëm: Plaçkisin dhe dëbojnë Federatën e Skitarisë
Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin dhe është duke i grumbulluar të gjitha materialet e nevojshme/
Institucionet paralele në Brezovicë e kanë dëbuar dhe plaçkitur zyrën e Federatës Skitare të Republikës së Kosovës.
Serbët kanë vepruar pa pëlqimin dhe pa diturinë e Federatës.

Me këtë rast është duke u marrë Policia e Kosovës, e cila është duke i grumbulluar të gjitha materialet e nevojshme.
Lajmi është konfirmuar për “Express” nga institucionet sportive të Kosovës.
Çështja e statusit të Brezovicës nuk është zgjidhur ende dhe kjo ka bërë që kohë pas kohe të ndodhin incidente.



