Ardian Kozniku e mposhti Serbinë
Kroacia U-19 e ka mposhtur 1-0 Serbinë U-19.
Kroacia U-19 e ka mposhtur 1-0 Serbinë U-19 në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Poreç.
Kjo është edhe një fitore shqiptare, pasi në stolin e Kroacisë U-19 është ish-futbollisti i njohur kosovar, Ardian Kozniku, i cili kryen detyrën e ndihmës trajnerit.
Kozniku i ka uruar futbollistet e rinj kroatë për paraqitjen dhe fitoren ndaj Serbisë.
“Bravo djelmosha”, ka shkruar trajneri kosovar në Facebook.




