Futbollistët e Arsenalit nuk dinë të gjuajnë kornerin (VIDEO)
Arsenali u befasua në Ukrainë nga BATE Borisov, duke u mposhtur me rezultat minimal.
Vendasit i falën golit të Dragun (45′), ndërsa ‘Topçinjët’ vazhdojnë me probleme të njëjta tash e sa vite.
Skuadra e Unai Emery bëri 16 goditje për 90 minuta, prej tyre vetëm tre në kuadratin e portës. Për ta bërë edhe me më shumë dhimbje koke ish-trajnerin e Sevillas u përkujdes Alexandre Lacazette, që u ndëshkua me kartonin e kuq në fundin e ndeshjes, transmeton Periskopi.
![]()
Por videoja që po qarkullon në rrjetet sociale tregon më së miri problemet madhora që ka ky ekip.
Minuta e 67′ solli goditje këndi për Arsenalin, me Granit Xhakën që në tentimin e parë nuk mundi ta godiste topin as deri te 16-metërshi. Më pas, në kornerin e dytë rradhazi Henrikh Mkhitaryan bashkëveproi me Xhakën, derisa Kolasinac me një pasim amator gjuajti topin jashtë. /Periskopi/
The state of these Arsenal corners… pic.twitter.com/yJt2Xl7RWf
— SNM (@JackCook95) February 14, 2019



