Lojtari i Arsenalit: Po të luanim deri në mëngjes, nuk do shënonim

Lojtari i Arsenalit: Po të luanim deri në mëngjes, nuk do shënonim

Portieri i Arsenalit, Petr Cech ka deklaruar se ekipi i tij mund të luante deri në mëngjes pa pushim dhe nuk do mund të shënonte, në përballjen e mbrëmshme ndaj BATE. 

‘Topçinjët’ u mposht me rezultat minimal në Ukrainë, duke i shtuar kësaj edhe përjashtimin me karton të kuq të Alexandre Lacazette.

Ekipi i Unai Emery luajti një nga ndeshjet më të dobëta të këtij sezoni, falë edhe përformancës briliante të vendasve, që ishin më të motivuar se kurrë, transmeton Periskopi.

Image result for Cech vs BATE

”Ishte një nga ato ndeshjet ku nëse luanim edhe për disa orë, ndoshta nuk do të kishim shënuar. Por ka ndeshje në futboll kështu”.

”Ju provoni, ju luani, goli nuk vjen dhe ju duhet të shkoni në shtëpi me rezultatin që nuk e dëshironi, por duhet ta pranoni dhe të jeni gati për ndeshjen e dytë”.

”Ky është avantazhi i ndeshjeve me sistem vajtje-ardhje – kur një ndeshje shkon keq ju gjithmonë mund të kompensoni atë”, përfundoi portieri çek.

Ndeshja e kthimit luhet të enjten e ardhshme në Emirates. /Periskopi/

Shpërndaje në: