Shtatë arsyet pse Barcelona rinovoi kontratën me Valverden

Shtatë arsyet pse Barcelona rinovoi kontratën me Valverden

Barcelona njoftoi sot në mëngjes se Ernesto Valverde kishte rinovuar kontratën dhe trajneri do të qëndrojë në Camp Nou për sezonin 2019/20, me mundësi edhe për një vit të ardhshëm.

Lajmi sjell qetësi në klub, si në fushë ashtu edhe jashtë fushës, pasi katalanasit hyjnë në një pikë integrale të sezonit.

Vazhdimësia e Valverde me Barçën ka krijuar debat serioz brenda qytetit që nga humbja kundër Romës sezonin e kaluar, por, këtë sezon, ai ka rimarrë plotësisht besimin e klubit, transmeton Periskopi.

Image result for valverde and messi

Janë disa arsye pse ka ndodhur ky rinovim, të cilat mund t’i lexoni më poshtë:

– Suksesi në të gjitha kompeticionet këtë sezon
– Atmosfera e mirë brenda dhomës së zhveshjeve
– Momenti i duhur për Barcelonën
– Një trajner që e dashuron klubin
– Një trajner i mirë
– Ka mbështetjen e Messit
– Imazhi pozitiv jashtë fushës       /Periskopi/

Shpërndaje në: