Ja sa u dënua Ramos në vitin 2010 kur mori qëllimisht një karton ndaj Ajax
Kartoni i verdhë që Sergio Ramos pranoi se ai e mori me qëllim gjatë ndeshjes kundër Ajax në natën e së mërkurës mund të marrë dënimin me një gjobë të ngjashme me atë Ligës së Kampioneve të sezonit 2010/11 kundër të njëjtit kundërshtarë.
Me këtë rast, UEFA sanksionoi Real Madridin me një gjobë prej 100,000 euro dhe trajneri Jose Mourinho u dënua në shumën prej 30,000 euro për përgatitjen e një zinxhiri mesazhesh që rezultoi në Jerzy Dudek duke i thënë Iker Casillas të informojë Sergio Ramos dhe Xabi Alonso se ata duhet të marrin një karton të verdhë.
Këta kartona lejuan që dyshja spanjolle të mungonte ndeshjen e kthimit ndaj holandezëve, që në fazën tjetër ata të ishin të pastërt, transmeton Periskopi.

Të katër lojtarët e përfshirë nuk e pranuan kurrë që ata u urdhëruan nga trajneri por u gjobitën, me Ramos dhe Alonso që u dënuan me gjoba prej 20,000 eurosh, Casillas dorëzoi një gjobë prej 10,000 euro dhe Dudek meri një dënim prej 5,000 euro.
Kurse Mourinho u dënua me një ndeshje pezullim, por ishte i gatshëm për ndeshjen e 1/16-ave kundër Lyon. /Periskopi/



