Telashe me lloçin dhe infrastrukturën katastrofale, FFK diskuton për VAR-in

Telashe me lloçin dhe infrastrukturën katastrofale, FFK diskuton për VAR-in

Kryetari i Federatës së Kosovës në futboll, Agim Ademi së bashku me sekreatrin, Eroll Salihu kanë udhëtuar drejt Stambollit për të marrë pjesë në samitin dy ditore të organizuar nga FIFA. 

Në këtë samit do të diskutohet rreth programit zhvillimor të shtëpisë botërore të futbollit, si dhe për futbollin e femrave dhe teknologjinë më të rë të futbollit, Video Asisstant Referee (VAR).

“Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, sot, kanë udhëtuar në Stamboll, ku do të marrin pjesë në Samitin dyditor të FIFA-s”.

“Ky samit do të jetë i përqendruar në katër pika: E ardhmja e garave të FIFA-s, programi zhvillimor i FIFA-s, futbolli i femrave dhe sistemi VAR”, thuhet në njoftimin e Federatës. /Periskopi/

Shpërndaje në: