Kush do ta zëvëndësonte Allegrin nëse do të shkarkohej?
Massimiliano Allegri ka bërë një fillim fantastik në Serie A me Juventusin, por koha e tij në klub mund të marrë fund nëse nuk arrin të bëjë diçka në Ligën e Kampionëve.
Zonja e Vjetër ka qenë një forcë mbizotëruese në ligën e brendshme, edhe pse tifozët e klubit italian janë të destinuar për të sfiduar titullin në garën e elitës së Evropës.
Megjithatë, Juve bleu Cristiano Ronaldon në verë për të arritur qëllimin që e ka tash e disa vite… ta sjell trofeun në Torino më të rëndësishëm në Evropë, përcjell Periskopi.

Tuttosport raporton se kampionët aktual të Serie A kanë rreshtuar tre menaxherë për të zëvendësuar Allegrin, nëse ky i fundit dështon sërish në LK.
Sipas gazetës italiane, ish-trajneri i Real Madridit Zinedine Zidane, trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp dhe trajneri i Francës Didier Deschamps janë tre emrat që kanë rënë në radarin e klubit.

Djemtë e Allegrit do ta vazhdojnë aventurën e tyre në Ligën e Kampionëve, kur të mërkurën takohen me Atleticon në Wanda Metropolitano. /Periskopi/




