Këtij gjyqtari i është besuar ndarja e drejtësisë për ndeshjen Drita – Gjilani
KEK-u dhe Llapi hapen edhe zyrtarisht sezonin pranveror në Superligë. Klubi podujevas arriti fitoren bindëse 0-3.
Mirëpo, java e 18-të do të sjell derbin më të nxehtë aktualisht në Superligën e Kosovës, atë mes Dritës dhe Gjilanit.
Derbi i ‘Anamoravës’ do të luhet nesër me fillim nga ora 13:30, edhe pse ishte e paraparë të luhej të dielën.
Komisioni i Gjyqtarëve i ka besuar Besfort Kasumit të ndajë drejtësinë në këtë ndeshje. Kasumi do të ndihmohet edhe nga Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa dhe Ilir Mehmeti.
Më poshtë keni zyrtarët e plotë të të gjitha ndeshjeve të kësaj jave. /Periskopi/




