Shaqiri kujton momentin kur e paketoi Serbinë në Kupën e Botës (VIDEO)
Ndeshja më interesante e Kampionatit Botëror për shqiptarët mbetet ajo mes Zvicrës dhe Serbisë, ku ‘helvetikët’ fituan me rezultat 2-1.
Realizatori i golit triumfues në këtë ndeshje, Xherdan Shaqiri ka bërë një postim në ‘InstaStory’ duke kujtuar këtë moment magjik.

Ndeshja ishte mjaft e tensionuar, duke ditur që në fushë luanin edhe dy shqiptarë nga Kosova, përveç Xherdan Shaqirit, edhe Granit Xhaka e Valon Behrami, transmeton Periskopi.
Fillimisht, Serbia kaloi në avantazh nëpërmjet Mitrovic. Por goli i motivoi shqiptarët e Zvicrës për të bërë një rikthim sensacional.
Së pari, Granit Xhaka me një perlë dhe më pas Xherdan Shaqiri i dhuruan zvicerianëve kalimin nga faza e grupeve.
Por ajo çka irritoi më shumë serbët ishte festimi i golave nga dyshja e lartpërmendur. Ata vendosën ta bënin simbolin e shqiponjës gjatë festës së golave, çka rriti tensionet brenda dhe jashtë fushave./Periskopi/
https://www.youtube.com/watch?v=lJJUyV0eJtk



