‘Skifterat’ nuk e sundojnë qiellin, derbi i Anamoravës i takon Dritës

‘Skifterat’ nuk e sundojnë qiellin, derbi i Anamoravës i takon Dritës

Drita ka arritur ta fitojë derbin e 28-të kampional përballë Gjilanit, me rezultat 3-1. 

Në një atmosferë impozante në stadiumin ”Selami Osmani – Bezi”, Drita shënoi fitore pas katër ndeshjeve ndaj Gjilanit.

Ndeshja nisi prefekt për vendasit, kur kapiteni Ardian Limani (8′) shënoi një super gol brenda zonës.

Në vazhdim ndeshja u baraspeshua dhe u veçua me raste të dobëta shënimi.

Për t’u përmendur në 45 minutëshin e parë është rasti i Samir Hadzibulic i Gjilanit, që gjuajti afër zonës pas harkimit të Ansi Nikës, por Kirev ishte në vend.

Pjesa e dytë solli një ndërprerje të vogël të ndeshjes, pasi tifozët ‘Skifterat’ hodhën mjete piroteknike brenda fushës.

Image may contain: sky, stadium, crowd and outdoor

Stadiumi shpërtheu në minutën e 69′ kur anëtari i ri i Gjilanit, Fiton Hajdari barazoi gjithçka me kokë.

Por gëzimi zgjati vetëm pak për djemtë e Sadat Pajazitit. Kyrian Nwabueze (71′) gjendet bukur pranë zonës dhe me lehtësi realizoi për 2-1.

Vucaj në minutat shtesë të ndeshjes shënoi për golin përfundimtar dhe vulosi rezultatin 3-1,  dhe derbi i 33-të ndërmjet këtyre dyja ekipeve i takoi ‘Intelektualëve’.

Ansi Lika i mysafirëve u ndëshkua me karton të kuq në fund të ndeshjes, pas një situate të tensionuar.

Drita tani tubon 26 pikë në vendin e pestë, ndërsa Gjilani një pozitë më lartë dhe një pikë më shumë se sa rivalët e tyre.

Ndeshjen e ardhshme, Drita e luan si mysafir i Trepçës ’89, ndërsa Gjilani e pret Flamurtarin. /Periskopi/

Image result for Intelektualet

Shpërndaje në: