Bayern konfirmon nëse Coman do të jetë i gatshëm për Liverpoolin

Bayern konfirmon nëse Coman do të jetë i gatshëm për Liverpoolin

Bayern Munich ka konfirmuar se anësori Kingsley Coman është në dispozicion për t’u përballur me Liverpoolin në ndeshjen e Ligës së Kampionëve të së martës.

Francezi ishte në dyshim të madh për takimin e parë në Anfield pasi u lëndua në ndeshjen e Bundesligës me Augsburg mbrëmë.

Duke folur për Eurosport pas ndeshjes, trajneri Niko Kovac shprehu shqetësimin e tij duke thënë: “Nuk duket mirë, do të duhet ta shqyrtojmë nesër për të konfirmuar gjithçka”, përcjell Periskopi.

Kingsley Coman Bayern 2019

Por, pas testeve të shtunën në mëngjes, problemi ka dalë të jetë vetëm një çështje e vogël, ndërsa Bayern konfirmon se do të jetë në dispozicion për të luajtur kundër ‘Të Kuqëve’.

Nëpërmjet një komunikate zyrtare nga klubi gjerman, është konfirmuar se Coman do të jetë i gatshëm për ndeshjen e rëndësishme në Ligën e Kampionëve. /Periskopi/

Shpërndaje në: