Funerali i Emiliano Sala do të mbahet në qytetin e tij të lindjes
Trupi i Emiliano Sala do të digjet në qytetin ku ai u rrit në Argjentinë të shtunën, kanë konfirmuar zyrtarët e kësaj çështje.
Mijëra njerëz pritet të japin respektin e tyre të fundit për sulmuesin, në një sallë sportive të klubit ku ai nisi hapat e parë në karrierë San Martin, në qytetin e vogël të Progreso.
Kryetari i bashkisë së Progeso, Julio Muller konfirmoi se gjatë natës trupi i Sala do të kthehej në qytetin e Santa Fe për t’u djegur, përcjell Periskopi.

Vendi final se ku do të varroset nuk është marrë ende, me disa që spekulojnë se ai do të mbetet në qytetin e tij Progreso.
Në këtë funeral pritet të marrin pjesë mijëra njerëz argjentinas e më gjerë.
28-vjeçari vdiq pasi po kthehej nga Nantes në Cardiff, kur avioni u rrëzua dhe pas 17 ditë kërkimi u gjet nën rrënoja. /Periskopi/



