Shtatë raste incesti në Kosovë gjatë pesë viteve të fundit
Pesë vitet e fundit në Kosovë janë raportuar shtatë raste të marrëdhënieve seksuale brenda familjeve.
Tri prej këtyre rasteve kanë ndodhur gjatë vitit 2018.
Në njoftimin për shtyp, Policia e Kosovës ka njoftuar se në këto raste ka arrestuar kryerësit e veprave penale.
“Policia e Kosovës në të gjitha rastet ka vepruar sipas procedurave të parapara ligjore, duke arrestuar kryerësit e veprës penale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas raportit të Policisë, në vitin 2015 janë raportuar 3 raste incesti, në vitin 2017 një dhe në vitin 2018 tri raste të tilla. /Periskopi/



