Vdes aktori zviceran që luajti rolin e Hitlerit

Vdes aktori zviceran që luajti rolin e Hitlerit

Bruno Ganz, një ndër aktorët më të njohur në Zvicrës, ka vdekur në Cyrih, në moshën 78 vjeçare.

Ganz po ashtu ishte i njohur për aktrimin e tij në rolin e Hitlerit.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar agjentja e Ganz-it, Patricia Baumbauer.

“Është e rëndë të konfirmojmë se klienti ynë, Bruno Ganz, vdiq më 16 shkurt në shtëpinë e tij në Cyrih, pas betejës së tij me kancerin”, ka thënë Baumbauer për swissinfo, transmeton albinfo.

Përndryshe, Ganz lindi në Cyrih më 22 mars 1941. Babai i tij zviceran ishte mekanik me profesion, kurse nëna e tij ishte me prejardhje nga Italia e veriut.

Një nga rolet e tij më të famshme kinematografike ishte si Adolf Hitler, duke portretizuar ditët e fundit të diktatorit nazist në Downfall (Der Untergang), për të cilin ai mori shumë brohoritje kritike. Përplasjet për rolin e tij u bënë edhe subjekt i ‘memes’ në internet.

Shpërndaje në: