Hertha Berlin – Werder Bremen, ky është vendimi për Milot Rashicën
Werder Bremen zhvillon një ndeshje mjaft të vështirë si mysafir i Hertha Berlin, ndeshje që fillon nga ora 18:30.
Ylli kosovar Milot Rashica do ta nis ndeshjen nga fillimi, pavarësisht se pësoi një lëndim ndeshjen e kaluar nga Augsburg.
Rashica shënoi dy gola në atë ndeshje, por pësoi lëndim dhe u desh ta lë fushën në pjesë e parë.
Mirëpo, 22-vjeçari nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz dhe luan nga fillimi sot. /Periskopi/




