Drilon Hajrizi falënderon tifozërin ‘Plisat’
Ish basketbollisti i Trepçës dhe Pejës, ka pasur probleme në fillim të sezonit me tifozërin ‘Plisa’ pasi që ata nuk e kanë lejuar të veshë fanelën e klubit përkundër transferimit të tij nga drejtuesit e klubit ‘bardhë e kaltër’.
Ai ka falënderuar tifozët për përkrahjen ndaj tij dhe Sigal Prishtinës në ndeshjen ndaj Demir Insaat.
“Bëm disa gabime në fund të ndeshjes, u ngutëm në disa aksione dhe gjëra të tilla nuk fal një skuadër si Demir Insaat. Ata kanë një skuadër shumë të fuqishme. Buxheti i klubeve në FIBA Europe Cup është larg nga i yni, por përkundër këtij fakti ndeshjet e fundit i kemi humbur për gabime të vogla”, deklaroi Hajrizi për “Supersport”, përcjellë ‘Periskopi.com’.
“Falënderoj tifozët për përkrahjen. Sot u angazhova shumë për t’ua shpaguar besimin. Në të ardhmen do të angazhohem edhe më shumë dhe do të tregoj edhe më shumë cilësi”, shtoi ai. /Periskopi.com



