A po e teprojnë yjet me këto veshje? (Foto)

A po e teprojnë yjet me këto veshje? (Foto)

E kanë provuar disa prej modeleve më të njohura në SHBA, e provuan edhe Giulia Salemi dhe Dayane Mello në tapetin e kuq në Venecia. Por pse po rrezikojnë kaq shumë yjet? Sigurisht bëhet fjalë për emra që më shumë duan të bien në sy. Tek e fundit në tapetin e kuq kanë dalë thuajse të zhveshura edhe Rita Ora dhe Bleona Qereti. Por ky model i ri fustanesh duket se e tërheq menjëherë vëmendjen e medias. Stilistja Naomi Isted thotë se nuk është fanse e këtij stili, edhe pse po përhapet shumë këtë vit.

Sipas saj, nëse nuk mban mbathje, rrezikon një katastrofë. Megjithatë me mbathje, ecjen e duhur dhe mungesën e erës, mund të bësh një paraqitje të mirë. Disa dyqane të njohura si Lasula, Boohoo dhe Missy Empire kanë nisur t’i shesin për të gjithë klientët.

 

Shpërndaje në: