Babai i Neymar konfirmon nëse djali i tij do të luajë ndaj United
Neymar nuk do të jetë i gatshëm për Paris Saint-Germain në ndeshjen e kthimit ndaj Manchester United, në ndeshjen e dytë të kthimit në Ligës e Kampionëve, sipas babait të brazilianit, i cili konfirmoi gjithashtu se ai do të jetë jashtë fushave deri në prill.
Kampionët francez presin në ‘Parc des Princes’ United më 6 mars, pasi në ndeshjen e parë arritën fitore bindëse 2-0 me golat e Presnel Kimpembe dhe Kylian Mbappe.
Neymar ka qenë jashtë fushave që kur lëndoi këmbën në fitoren 2-0 të PSG në Kupën e Francës ndaj Strasburgut më 23 janar dhe babai i tij përjashtoi mundësinë që 27-vjeçari të luajë në javët e ardhshme, transmeton Periskopi.

”Tani për tani Neymar është i lënduar”, tha babai i tij për Telefoot.
”Është e komplikuar dhe kjo i shqetëson ata që e duan futbollin dhe ata që duan ta shohin atë të luajë”.
”Protokolli është një minimum prej 10 javësh. Të kthehet kundër Manchester United është e pamundur”, konfirmoi Neymar Senior. /Periskopi/



